AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj: 7 lotet e unazës të përfunduara deri në fund të 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, tha në emisionin “Opinion” se 7 lotet e unazës së Tiranës do të përfundojnë deri në fund të vitit 2024, ndërsa pohoi se vetëm në semaforin e Laprakës koha e pritjes është reduktuar nga 45 minuta në 3-4 minuta.

Pjesë nga biseda në studio

Veliaj: Deri në fund të vitit tjetër i kemi mbaruar të 7 lotet.

Fevziu: Pra mendoni që në fund të 2024 një njeri që niset nga rrethi i Shqiponjës mund të kthehet sërish tek rrethi i shqiponjës?

Veliaj: Sot jemi në një situatë, ku 70% e trafikut i bën by pas Tiranës.

Fevziu: E keni parë tunelin me makina të kruajtura sepse është kthesa 90 gradë?

Veliaj: Unë jam kryetari i bashkisë, nëse keni vërejetje për projektet inxhinierike. Ne kemi kaluar nga 45 minuta në pritje në 3-4 minuta në pritje. Po flas për semaforin e Laprakës./Opinion.al

 

Fraksion.com