AktualitetPolitikëTë fundit

Refuzon ftesën e Këlliçit për debat televiziv, Veliaj: Bujrum, të vij vetë Sali Berisha

Kandidati i PS, Erion Veliaj ka refuzuar të ketë një debat televizive me rivalin tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi.

Ky i fundit deklaroi javën e shkuar ne emisionin “Opinion” se është i gatshëm që të përballej në debat me Veliajn. Kandidati i PS tha se nuk mund të debatojë me një kandidat që vjen nga një koalicion që nuk ka emër dhe “fytyrë” pasi Sali Berisha është shpallur “Non Grata” nga SHBA.
Veliaj tha se është i gatshëm që të bëj debat me ish-kryeminsitrin Sali Berisha.

Erion Veliaj: Unë nuk bëj debat me askënd, edhe me ata që në fakt janë drejtuesit e koalicionit Ilir Metën, Sali Berishën. Sali Berisha erdhi dhe sfidoi publikisht bashkinë e Tiranës sepse e synon si një hordhi të marë qytetin gjatë kohës që kishte mitingun e fundit. Në fazën që Saliu ka ikur nga fushata e Tiranës, Ilir Meta ka ikur nga fushata, madje dhe kandidati ka hequr fytyrën, unë debat me gishta nuk bëj dot. Unë do të bëj debat me njerëz!

-Kjo pastaj është justifikim se secili e gjen një justifikim. Pse mos të bëhet debat, në këto zgjedhje unë e kuptoj që s’bëhet, por le të merret një parim xhentellmenësh, kandidatët të vijnë të përballen me njëri-tjetrin.

Erion VeliajNuk kam hezituar asnjë debat, edhe me ata që dalin me zë dhe figurë.

-Është për të defaktorizuar kandidatin kjo apo…Unë e quajta frikë në fakt.

Erion Veliaj: Jo s’është fare frikë. Këtu bëhet fjalë për të validuar disa njerëz që në këtë fushatë janë detergjentë dhe makiazh për fytyrën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

-Po ç’rëndësi ka? Sepse ka dhe të tjerë që mendojnë se ju jeni një makiazh për fytyrën e Ramës.

Erion VeliajNe jemi sot në një situatë ku vendi më pro-amerikan ka një pjesë të lidershipit politik të shpallur non-grata që do të thotë çdo bashkëpunim me ata personazhë apo pastrim i figurës së këtyre personazheve që janë në funksion të amnistisë së Sali Berishës.

-Si mund të thuash atë që është zgjedhur me votë, unë nuk e njoh?!

Erion VeliajPër sa kohë ne kemi një raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për sa kohë që Sali Berisha është një njeri që ka një vulë dhe një damkë që nuk fëlliq vetëm atë, por të gjithë forcën që ai përfaqëson apo atë aliazh forcash. Sot ne kemi një koalicion pa vulë, pa emër, pa fytyrë. Kanë hequr emrat, kanë hequr fytyrat dhe tani po dalin vetëm me gishta. Të më thuash mua tani që unë duhet të dal të bëj debat me njerëz të tillë… Nëse Berisha është lideri, bujrum le të vij kur të duash le të bëj debat.

Kujtojmë se më 20 Prill, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, po në emisionin Opinion kërkoi që të ftohet për debat me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Sipas Këlliçit, dy kandidatët duhet të ballafaqonin idetë e tyre në studio

 

Fraksion.com