AktualitetPolitikëTë fundit

“Nëse e mendon si akt sex….”, Lubonja ngre gishtat lart në studio pas debatit me Hilën: E ke pikturën në mes të Milanos ore djalë!

Analisti Fatos Lubonja ka diskutuar me tone të ashpra në emisionin “Open” në News24, teksa ka komentuar posterin e Belind Këlliçin me dy gishta lart.

Ka qenë Dritan Hila i cili ka kundërshtuar këtë veprim dhe e ka cilësuar posterin e vendosur në Tiranë si një veprim të pahijshëm.

Ndërkohë nga ana e tij analisti Lubonja, tregoi një skulpturë për të cilën tha se është vendosur në sheshin e Milanos në Itali.

Pjesë nga biseda në studio:

 

 

Lubonja: Është e vendosur një pikturë me gishtin lart përpara bankës. Është në Milano more.

Hila: Në Milano ka edhe bordello

Lubonja: Mëso, mëso. Të thashë është pikturë është përpara bankës më të famshme. E di sa është 4.6 metra.

Hila: Asnjë gjë nuk i bën korrupsionit

Lubonja: Nëse këtë Hila e mendon si akt seksual është punë e Hilës

Hila: Kjo është punë e Hilës

Lubonja: Vaffanculo është kjo…Ore djalë… dilte në shesh Beppe Grillo ore djalë

 

Fraksion.com