Moderatorja: Luizi është rritur në komunitet periferik, ka mentalitet fshataresk!
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa nga ngjarjet më pikante nga spektakli i së martës shtuna në Big Brother Vip.
Debati Ef-Luiz ishte një prej momenteve kyç, gjatë të cilit Luizi i mëshoi mendimit se nuk do të donte që të kishte në familje një vajzë si Efi që vjen nga një program si “Përputhen”.
Moderatorja Albana Bejko i quajti të tilla deklarata si të prapambetura, duke e cilësuar Luizin si një mashkull me mentalitet periferik.
“Ai është rritur në një rreth pak periferik, pak provincial. Dhe nuk flas për Shkodrën se e konsiderojmë djep të kulturës, por komunitetin ku është rritur”, përfundoi ajo./TCh
Fraksion.com