AktualitetBota+Të fundit

Ministri i mbrojtjes: Pritshmëritë për kundërsulm ukrainas “të mbinxehura”

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka folur për pritjet e publikut për një kundërofensivë kundër forcave ruse, në një intervistë për gazetën RBC Ukraine.

I pyetur nëse “pritshmëritë e publikut për një kundërofensivë janë disi të mbinxehura” ai tha: “Jam dakord… Ato janë patjetër të mbinxehura. Të gjithë duan një fitore tjetër”.
Reznikov tha se sukseset e Ukrainës në rajonin e Kharkiv-it dhe në qytetin e Kherson-it, nënkuptonin se publiku tani besonte se një fitore për trupat e Ukrainës ishte e mundur. “Ata duan fitoren e radhës. Është normale… (këto) pritshmëri për sukses”, tha ai.

Ukraina ka bërë përpjekje për të fshehur fillimin e çdo kundërsulmi, siç shkroi Nick Paton Walsh i CNN në fillim të kësaj jave. Zëvendësja e Reznikov, Hanna Maliar, ka thënë më parë se kundërofensiva nuk do të shpallet.

Më vonë në intervistë, Reznikov tha se përparësia e Ukrainës ishte të forconte mbrojtjen e saj ajrore të epokës sovjetike: “Vendi duhet të mbijetojë dhe për këtë qëllim, mbrojtja ajrore është numër një. Ne kemi një sistem sovjetik që po i mbaron raketat”.

“Kjo nuk është  një distancë sprinti… Ne po vrapojmë një maratonë. Nuk mund të them se sa kilometra jemi nga fundi”, shtoi ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com