AktualitetTë fundit

Ekzekutimi i Nikulajt; Kush është ‘spiunia’ që dekonspiroi grupin e vrasësve, më e afërt seç mendohej…

Teksa ngjarja vijon ende të jetë nën hetim dhe autorët e dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulaj janë shpallur në kërkim, ditën e sotme kanë dalë detaje të reja.

Ka qenë pikërisht e dashura e porositësit, Edmond Haxhia, ajo e që ka tradhtuar.

Mësohet se gruaja në fjalë ka treguar në polici mbi takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasëseve dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Po ashtu disa kamera sigurie kanë filmuar Edmondin, që thuhet se është organizatori dhe financuesi i këtij krimi, është takuar me grupin e vrasësve.

Sipas burimeve për mediat Edmond Haxhia, i cili dyshohet se është edhe personi që ka porositur ekzekutimin e 51-vjeçarit ka hyrë në vendin tonë në Rinas në muajin nëntor.

E që prej asaj periudhe ka ndenjur në Shqipëri prej gati 6 muajsh ku ka përgatitur edhe vrasjen. Sipas po të njëjta burimeve mësohet se portogezi, i cili është edhe ekzekutori i Nikutajt ka hyrë në territorin e republikës së shipërisë në mujin shkurt.

Ka qenë vetë Haxhia, i cili ka pritur në Rinas portugezin e më pas e ka strehur në Lezhë. Për disa ditë portugezi ka mbajtur në vëzhgim viktimën me qëllim ekzekutimin e tij dhe kryerjen e vrasjes i vetëm. Por, për shkak se e ka pasur të pamundur është kërkuar ndihma e personave të tjerë shtetasve anglezë të cilët kanë mbërritur në vendin tonë në fillim të mujit prill.

Për gati dy javë ata kanë qëndruar në vendin tonë dhe në hotele të ndryshme të qytetit të Lezhës ku në kuadër të grupit kriminal kanë kqyrur lëvizjet e viktimës dhe kanë dhënë informacion për lëvizjet e tij, deri në momentin e ekzekutimit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor pas ekzekutimit të 51-vjeçarit shtetasit e përfshirë në këte ngjarje kanë dale jashtë territorit të Shqipërisë të ndarë dhe në ditë të ndryshme.

Personi që ka dëshmuar për ekzekutimin e Nikulajt ka qenë e dashura e Haxhisë, ndërsa dyshohet se ka pamje filmike që kanë kapur së bashku të gjithë grupin që ka marrë pjesë në vrasje.

Një prej personave të përfshirë në këtë atentat, Harry Simpson, rezulton i dënuar 27 herë për krime të ndryshme në Britaninë e Madhe.

 

Fraksion.com