AktualitetTë fundit

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Lezhë, Portugezi që shkrepi armën me origjinë arabe, dyshohet se fshihet në Greqi. Si dështuan të kryenin atentatin tre ditë rresht

Vrasja e Ardian Nikulajt u zbardh pasditen e djehsme nga policia, duke zbuluar se ishte një krim për gjakmarrje.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, gazetarja Brixhila Deda dha detaje mbi konfliktin që dyshohet se është bërë shka për këtë krim. Ajo ka treguar se si ka nisur konflikti mes fisit Nikulaj dhe Laskajve, dhe rolin e gjithsecilit në vrasjen e Ardian Nikulajt.

“I gjithë konflikti ka nisur në vitin 1997 ku mbeti i vrarë vëllai i Arbër Nikulajt dhe pronari i karburantit, ku ky i  fundit punonte. Konflikti ka nisur për shkak se disa persona nga fisi Lestakaj kanë shkuar të furnizojnë makinë nme benzinë, por kan mbetur borxh 500 lekë të reja tek karburanti.

Vëllai i Nikulajt, që ishte punonjës, u ka çuar fjalë që të dërgonin lekët e borxhit. Pasi Lestakajt kanë shkuar për tu sqaruar, konflikti ka degraduar deri në përdorimi ne armës dhe janë vrarë Nikulaj dhe pronari i karburantit.

Më pas, në vitin 1999, janë vrarë dy persona nga fisi Lestakaj. Më saktësisht një nga vëllezërit dhe një nip i tyre. Në këtë ngjarje, Elton Lestakaj, vetëm 14 vjeç.

Megjithëse ai kishte parë gjithçka që kishte ndodhur, policia në atë kohë nuk mori asnjë emër dhe ngjarja ngel ie pazbarhdur, pa autor.

Pas kësaj, fisi Lestakaj u largua drejt Britnaisë së Madhe, sepse ishin në gjak me dy familje tashmë, me Nikulajt dhe familjen e pronarit të karburantit.

Vimë në ditët e sotme. Edmon Haxhia, i icli akuzohet si porositësi i vrasjes së Ardian Nikulaj, është djali i dajës së Elton Lestakajt.

Ai u akuzua si porositës pasi ëhstë parë nga kamerat e aeroportit të Rinasit si personi që ka pritur të gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë krim.

I pari ka arhdur ekzekutori, dy muaj më parë. Më 12 shkurt 2023, ka qëndruar në Shkodër ka marrë makinë me qira. Aty u gjetën dhe rrobat e përdorura gjatë krimit.”- tha ajo.

 

Fraksion.com