AktualitetPolitikëTë fundit

Çuçi: Do të lejohen të votojnë qytetarët edhe me mjete identifikimi të skaduara

Qytetarët, të cilët në 14 maj nuk kanë një mjet identifikimi aktiv, do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një dalje për mediat njoftoi vendimin e qeverisë për të lejuar zgjedhësit me karta identiteti ose pasaporta të skaduara, të marrin pjesë në zgjedhje.

“Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skadojnë deri më 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti i tyre i identitetit ka skaduar”.

I pyetur për kompaninë publike, “IdentiTek”, që do të prodhojë pasaportat dhe kartat e identitetit pas muajit korrik, Çuçi u shpreh se do të shqyrtohet mundësia nëse mund të ulet çmimi i kartës së identitetit.

 

Fraksion.com