Sot e mbron, ndjekësit rikujtojnë si Arbana kritikonte ‘Përputhen’ dikur
Para se të niste edicioni i parë i “Big Brother VIP”, producentja e tij Lori Hoxha deklaroi se pjesë e show-t nuk do ishin as ish-konkurrentë të “Përputhen” e as ish-banorë të “Big Brother VIP”. Mirëpo, e kundërta ndodhi dhe që në edicionin e parë pjesë e tij janë bërë pjesëmarrës të të dy programeve.
Si nga banorët e tjerë ashtu edhe nga një pjesë e publikut ka pasur paragjykime dhe deklarata kundër ish-konkurrenteve të “Përputhen”. Një prej tyre ka qenë edhe Luizi.
“Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë.”-tha Luizi për Efin, të cilit Arbana për t’i dalë në mbrojtje Efit ia ktheu duke i thënë: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit.”
Deklarata e saj ka ndezur debat në rrjet teksa shumë kanë rikutjuar se si Arbana në fakt ka kritikuar vetë “Përputhen”.
Në fillimet e programit ajo ka rezliaur një pyetësor në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ndjekësve t’i bënin pyetje të ndryshme dhe ajo do përgjigjej nëse është e vërtetë apo e gabuar.
“Sheh Përputhen”- i shkruante dikush asaj asokohë, gjë që Arbana e mohonte: “E pavërtetë. Shumë i zhurmshëm. Por, lexoj për të online dhe më bëhet qejfi për suksesin”.
Po ashtu, Arbana ka deklaruar se nuk do i lejonte fëmijët e saj të bëheshin pjesë e “Big Brother” dhe se as vetë nuk do merrte pjesë në një format të tillë.
Farksion.com