Roza Lati: Babi im ishte i dhunshëm! ‘Rita ime’ u detyrua të rrinte me të se nëse ndahej e etiketonin si k**vë
Ditën e djeshme në Për’puthen ishte e ftuar Roza Lati si opinioniste dhe gjatë takimit të Samonës, vajzës së re, me Ronaldon, nuk kanë munguar deklaratat e forta dhe debatet në studio.
Lidhur me një situatë gjatë takimit ajo komentoi mbi vajzën në fjalë duke thënë që femrat sot kanë mani të bëjnë si të vështira pasi ndikohen nga opinioni publik ku femrat e vështira për t’u “kapur” i quajnë me karakter.
“Me lë për të dyshuar komunikimi jot nëse ai të thotë dua të të të provoj mua më shkon mendja tek akti seksual sepse mund të shkojnë muaj njohje kot në momentin që zbulon që ai nuk qenka gjë në shtrat”
Lidhur po me temën e lart përmendur Roza ka sjell si asnjëherë më parë historinë e saj me të atin ku shpjegon se ai ishte shumë i dhunshëm dhe nëna e saj artistja e nderuar Rita Lati ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës, pasi kishte frike se njerëzit do ta cilësonin si k**rv.
“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie. Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu.
Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur moderatorja.
Fraksion.com