AktualitetPolitikëTë fundit

“Presion ndaj votuesve?”, Rama sqaron pse s’mund të ketë bashkëpunim: Kandidatët e ‘non grata-s’ duan të marrin peng bashkitë!

Kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat pas mbledhjes së Kryesisë ka sqaruar para gazetarëve deklaratat se nëse “kandidatët e koalicionit Meta-Berisha marrin drejtimin e bashkive, nuk do të kenë bashkëpunim me qeverinë”.

Rama theksoi se deklaratat që ka përsëritur në takimet elektorale në disa bashiki, kanë qenë për kandidatët e “Bashkë Fitojmë”, pasi qëllimi i këtij koalicioni është të marrë peng bashkitë. Rama kujtoi më tej faktin që Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

“Nuk kam folur për kandidatë kundërshtarë, kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një non grata të shpallur nga SHBA, kemi thirrje të përsëritura nga aleati ynë për të bërë shumë kujdes në këtë pikë sepse zgjedhja është e shqiptarëve, por cilësia e marrëdhënieve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin se çfarë natyre kanë raportet e tyre me ne në momentin kur një individ i shpallur non grata dhe jo dosido, por një nga më të rëndësishmit në këto 30 vite, mban damkën e personit të padëshirueshëm. Ky nuk është presion por mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejtë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi, por sepse këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet e komunitetit por për ngritur barrikada të luftës politike”, tha Rama.”.

Kryeministri foli për bashkinë e Shkodrës, që drejtohet nga demokrati Bardh Spahia dhe tha se nuk pasur bashkëpunim mes qeverisë dhe kësaj bashkie.

“E kemi pasur zero bashkëpunimin me bashkinë Shkodër, jo se ne nuk kemi dashur, por kandidatët e këtyre forcave i përkasin një familjeje të shthurur politike.

Kur kanë pasur drejtimin, kanë sjellë vetëm degradim. Sot, Shkodra është e vetmja bashki ku plehrat rrinë mbi kazan për ditë të tëra. Është një situatë e jashtëzakonshme. Zgjedhja është mes një force të madhe politike që ka treguar vullnetin se mund të bëjë më shumë”.

 

Fraksion.com