Përdori termin “e përdalë”, Arbana i kthehet keq Zhakut: Moj kush të ka yshtur sonte, qetësohu!
Spektakli i madh i “Big Brother VIP” ditën e martë ka qenë një ndër më të “nxehtit” ku nuk kanë munguar debatet.
Klipet e transmetuara me dinamikat e javës, akuzat e Luizit ndaj Efit për pjesëmarrjen e saj në Për’puthen apo edhe komentet ndaj Jorit nuk kanë kursyer komentet e opinionistëve.
Ndërkohë që ishtë ndezur debati dhe Zhaklina nuk ndalonte së foluri dhe në studio ishte bërë një kakofoni zërash, ka qenë Arbana ajo e cila ka ndërprerë opinionisten.
E nxehur, Arbana i ka kërkuar Zhaklinës të pushonte, teksa me batutë ka thënë: “Kush të ka yshtur sonte”.
“Zhaklina çfare ke sonte, kush të ka yshur. Një sekond qetësohu!”- ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situate.
Kujtojmë se i gjithë debati është nxitur nga një fjalë e Zhaklinës, nxitur nga sjelljet e Luizit kundrejt vajzave, që sipas opinionistes nënkuptohej referuar fjalës “e përdalë”.
Fraksion.com