“Nuk e vërejmë se sa i mjerë është përçmimi ynë”, Kiara ironizon Arbanën pas deklaratës që bëri për të?
Komenti që bëri gjatë spektaklit të kaluar Luizi për Efin e që më pas u pasua nga një koment i Arbanës për Kiarën ka ndezur rrjetin.
“Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë.”-tha Luizi, të cilit Arbana ia ktheu duke i thënë:
“Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit.”
Deklarata e moderatores është kritikuar në rrjet dhe duket se pakënaqësi ka pasur edhe te Kiara, e cila megjithëse mbrëmjen e kaluar nuk kishte argument për të mbrojtur veten. ka reaguar pas spektaklit. Ajo ka ndarë në Instagram një thënie ku shkruhet: “Është e çudtshme se si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë se sa i mjerë është përçmimi ynë”.
Më pas ka postuar edhe një foto me Luizin.
Fraksion.com