AktualitetOp-EdPolitikëTë fundit

“Në 2000 kishte një makinë me fuçi nga mbrapa”, Hila tregon oligarkët që flenë në oborret e partive

Nga Dritan Hila

 

PD-ja e Alibeajt është e vetmja forcë politike që i denoncon oligarkët. I denoncon me emra si; Samir Mane, Shefqet Kastrati dhe Salillari. Dy të parët kanë kapur në mënyrë të frikshme komplet ekonominë shqiptare.

Nëse neve nesër do të ishim në luftë, nuk ka nevojë të kapin rob Edi Ramën, mjafton të marrin peng Manen dhe Kastratin dhe ekonomia shqiptare merr fund.

Ka një ndryshim mes oligarkëve shqiptarë edhe atyre rusë. Këta ngjajnë më shumë me ata ukrainas, të cilët plaçkitin pasurin e vendit dhe nuk japin asgjë në këmbim.

Nuk kemi dëgjuar që Mane apo Kastrati të bëjnë ndonjë fabrikë apo uzinë. Ne kemi rastin e Ballshit i cili u shkatërrua në mënyrë që importi i hidrokarbureve të bëhej i gjithë nga Kastrati. Kemi akuza të Lulzim Bashës, por pa emër, sa i përket parave që kanë kaluar nëpërmjet një kanali rus të dy ish-operativëve të KGB-së ruse për të vajtur dhe lobuar për Bashën.

Basha e bëri akuzë shumë të qartë dhe tha se këto para kanë ardhur nga një i ftuar në dasmë të Berishës. Dhe në fakt të ftuar në dasmën e Berishës kemi Samir Manen. Të paktën kështu duket nga foto.

Ne jemi në një situatë ku këta oligarkë kanë kapur ekonominë shqiptare për fyti.

Kemi Samir Manen i cili është në fushën e tregtisë me shumicë të elektroshtëpiakeve. Rrugët duhet të kalojnë aty ku bën supermarketet Mane ose aty ku bën ndërtimet. Sepse është oligark edhe në fushën e ndërtimeve. Ne kemi parë që ai ndërton fshatrat e të pasurve, më tepër janë rezervate se fshate.

Një fushë tjetër ku operon, përveç tregtisë dhe ndërtimit, është dhe sistemi bankar. Ka privatizuar Tirana Banka. Bëri një tentativë që të merrte në pronësi RaiffeisenBank, por që në momentin e fundit u anulua nga pronarët në Austri. Është futur në fushën e agrobiznesit, të bujqësisë dhe këtu është më pak i dukshëm, sepse vetëm po blen toka. Ka një njeri të vetin siç është Frida Krifca, që ka punuar me Samir Manen dhe momentalisht është ministre e Bujqësisë. Ka qenë edhe drejtoreshë e AZHBR-së.

I dyti është Shefqet Kastrati i cili ka një histori biznesi që padyshim është e lidhur me politikën.

Në vitin 2000 Kastrati nuk përfaqësonte gjë. Kishte një makinë me fuçi nga mbrapa që bënte tregti karburantesh me Ish-Jugosllavinë. U fuqizua shumë në kohën e Berishës dhe sot e kemi njeriun më të fuqishëm të hidrokarbureve, i cili ka një pjesë të madhe të kësaj industrinë dhe e komandon atë.

Ashtu si Samir Mane edhe Kastrati është futur në fushën e porteve.

Kastrati ka marrë në koncesion Portin e Limionit, Samir Mane ka marrë Portin e Vlorës dhe këta e shesin tokën e shtetit si tokën e tyre.

Për të vazhduar pastaj me portin e ri të Durrësit të cilin po ashtu Kastrati e ka marrë me koncesion dhe ka depozitën e naftës aty.

Pas kësaj Kastrati është shtrirë në fushën e fluturimeve. Të vetmin aeroport shqiptar e ka Shefqet Kastrati, i cili të paktën nga ana vizuale është në një degradim të plotë.

Kastrati është edhe në fushën e ndërtimeve. Ka marrë Sheratonin, i cili ka dalë jashtë kufijve të dikurshëm të Sheratonit dhe po bën aty një mishmash.

Po ashtu këta biznesmenë kanë lidhje të forta me Serbinë. Herë pas herë bëjnë shitje-blerje të bizneseve të tyre.

Këta janë përfituesit e Open Ballkan dhe oligarkët më të mëdhenj.

Pastaj kemi edhe Salillarin, por ai është i fokusuar në fushën e ndërtimeve, kryesisht ndërtimin e rrugëve.

Të gjitha këto bëjnë që të kemi një klasë oligarkie, ku më të spikaturit janë dy të paret, të cilët financojnë njërin dhe tjetrin. Këta u krijuan nga Berisha dhe po mbahen nga Rama. Në momentin që nuk u hap rrugë pushteti, këta kanë marrë fund./dritare.net

 

Fraksion.com