Life StyleTë fundit

Nata e fundit e BBVA shkakton pakënaqësi të shumta, rrjeti shpërthen në kritika

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP” ka bërë bujë në rrjet dhe ka shkaktuar pakënaqësi e kritika të shumta. Dhe jo ndaj një, dy por shumë personazheve.

Duke filluar nga drejtuesja e emisionit, Arbana, tek opinionistët Arbëri dhe Zhaklina, te banorët Luizi dhe Efi, e deri tek ish-banorët Tea.

Shkak për këtë është bërë debate Luiz-Efi që ka qenë qendra e diskutimeve javët e fundit.

Luizi kritikohet si seksist dhe për fjalor të papërshtatshëm ndaj vajzave

Luizi foli me një gjuhë që është konsideruar e papërshtatshme nga shumë njerëz për Efin. Ai deklaroi se “Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë.”

Këto komente janë parë si seksiste nga ai dhe komentuesit bien dakord se gjuha e Luizit ndaj vajzave është e papërshtatshme dhe mund t’i kushtojë edhe fitoren.

Arbana kritikohet për deklaratën ndaj Kiarës

Moderatorja ka qenë në qendër të kritikave pasi i tha Luizit: “Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit.” Koment ky që ishte bërë edhe për vëllain e Kiarës në mediat sociale ditët e fundit.

Kjo ka nervozuar rrjetin që mendojnë se Arbana nuk duhet të mbrojë një vajzë duke ulur një tjetër dhe se përfshiu Kiarën pa të drejtë, pasi ajo nuk mban përgjegjësi për deklaratat e Luizit.

Opinionistët kritikohen për standarde të dyfishta dhe gjuhë të papërshtatshme

Kritika ka pasur edhe ndaj opinionistëve. Zhaklina është kritikuar se nuk gjykon njësoj banorët. Kështu, ajo kritikon Luizin për gjuhën ndaj Jorit, por jo Kristin, apo deklaratën e Amosit për Kiarën, sipas komentuesve.

Kurse Arbëri është kritikuar për gjuhën që përdor, që shumë e konsiderojnë jo të duhurën për pozicionin e tij. Të tjerë shkruajnë se Arbëri bën komente qesharake dhe e tepron që të bëhet viral në TikTok.

Tea kritikohet se mbron Përputhen që dikur e ka akuzuar dhe ku mashtoi

Të gjithë e mbani mend skandalin e Teas e cila doli nga Përputhen e lidhur me Andin, kur në fakt ishte e lidhur me Beatin. Pasi u zbulua e vërteta ajo deklaroi se emisioni ka skenare dhe i detyrojnë të bëjnë gjëra pa dëshirën e tyre. Por, mbrëmjen e djeshme ajo i doli në mbrojtje emisionit të dashurisë dhe sulmoi Luizin dhe Kiarën.

Efi kritikohet për arrogancën

Kritika ka pasur edhe për Efin e cila që në fillim të rrugëtimit të saj është kritikuar për arrogancën që tregon dhe tonin e përdorur. Shumë komentues shkruajnë se nuk mund ta dëgjojnë me atë lloj toni. Të tjerë e konsiderojnë si mosmirënjohëse ndaj Luizit.

*Shënim: Komentet janë marrë në faqen e ‘Big Brother’ nga ndjekësit e formatit dhe nuk përfaqësojnë linjën editoriale të Revista ‘Class’.

 

Fraksion.com