AktualitetTë fundit

Merr flakë “Benz-i” në Korçë, i parkuar në rrugë

Ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të mërkure  një automjet tip “Benz” në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55 në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”. Nga të dhënat paraprake bëhet se mjeti në pronësi të shtetasit A. Sh., ka qenë i parkuar në rrugë në momentin që është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale – defekt në motor.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

 

Fraksion.com