Luftë për të mbrojtur “idhujt”: Zhaklin Lekatarit i thyejnë xhamat dhe i dëmtojnë makinën gjatë natës
“Big Brother Mania” ka rënduar aq shumë gjendjen e shqiptarëve, sa populli po përfshihet me mish e me shpirt në ngjarje që në thelb s’kanë asnjë vlerë.
Komentet e opinionistëve të “Big Brother VIP” për personazhet që populli shqiptar ka konsideruar ‘idhuj’ po merren aq pranë zemrës, sa njerëzit kanë përfunduar në veprime ekstreme.
“Joq” bën me dije se gjatë natës, opinionistes Zhaklin Lekatari, që s’ka pëlqim fort të madh nga publiku, i është dëmtuar makina në parking.
Asaj i kanë thyer xhamat dhe e kanë gërvishtur, ndërsa Lekatari ka njoftuar policinë, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme:
Komentet tona i kemi bërë me kohë. Na mbetet vetëm të themi: publiku duhet të zgjedhë më mirë idhujt e tij dhe mënyrën si reagon në situata që nuk e prekin aspak!
“Big Brother VIP” po sjell gjithmonë e më shumë degjenerim..iconstyle.al
Fraksion.com