AktualitetBota+Të fundit

Erdogan sëmuret gjatë intervistës live, moderatori reagon i tronditur

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë një interviste live në një nga mediat turke, mbrëmjen e së martës presidenti Erdogan nuk është ndjerë mirë, duke u detyruar ta ndërpresë në mes intervistën.

Mediat kanë shpërndarë një video tek shikohet sesi moderatori ngrihet një çast nga karrigia dhe më pas të ulet përsëri, ndoshta për të shmangur panikun. Transmetimi më pas ndërpritet papritur, pa e shfaqur kamera Erdoganin.

Pas kësaj Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve dhe teleshikuesve duke thënë se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja. Presidenti turk ka anuluar aktivitetet e sotme të fushatës me këshillën e mjekëve, si dhe daljet publike.

“Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tim të dashur, secilin nga vëllezërit dhe motrat e mia për urimet dhe lutjet e tyre për shkak të shqetësimit të vogël që pata gjatë shfaqjes për shkak të orarit të ngjeshur. Fatkeqësisht, sot nuk do të mund të takohem me bashkatdhetarët e mi nga Kırıkkaleli, Yozgat dhe Sivas. Kërkoj nga të gjithë të më falin.’- tha ai.

VİDEO HABER | Cumhurbaşkanı Erdoğan’ın canlı yayında soruları yanıtladığı esnada aniden reklama gidildi.

Yayın kesilmeden önce bir kişinin “Eyvah eyvah” dediği duyuldu. pic.twitter.com/XfdUMB5TQR

— serbestiyet (@serbestiyetweb) April 25, 2023

 

Fraksion.com