“Duart e Belos…”, nuk ndalen posterat me mesazhet e Belind Këlliçit për Tiranën
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi iu është drejtuar me disa mesazhe qytetarëve dhe votuesve të tij.
Në rrugët e kryeqytetit janë vendosur disa postera që përmbajnë dhe disa nga mesazhet e fushatës së Këlliçit.
Sërish në posterat e tij vëmendjen e marrin duart.
“Duart e Belos do të ulin koston e jetesës në Tiranë. Nuk të duhet fytyra e tij, por vullneti që ka”, “Duart e Belos do ta trajtojnë Tiranën me dashuri”, shkruhet në mesazhet e posterave të Këlliçit që i bashkëngjiten të mëparshmit “Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë”.