“Akademi futbolli në Durrës”, Rama, Kushi dhe Sako nisen drejt Britanisë, marrëveshje me Manchester City
Qeveria po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester City për akademi futbolli në qytetin e Durrësit.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë. Sipas burimeve fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që Rama lajmëroi dy ditë më parë nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Ekskluzivisht për Report Tv, burimet zbuluan se delegacioni Shqiptar do të zhvillojë takime në Manchester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchesterit!
Në këtë udhëtim, Rama do shoqërohet nga ministrja Evis Kushi, dhe kryebashkiakja Emirjana Sako.
Fraksion.com