Studimi: Gjumi i tepërt mund të çojë në sulm në tru
Na udhëzojnë të bëjmë gjumë të mjaftueshëm, por shkencëtarët paralajmërojnë se edhe gjumi i tepërt mund të jetë i dëmshëm. Studiuesit në Universitetin e Galway, Irlandë, analizuan të dhënat nga 5000 njerëz, gjysma e të cilëve kishin pësuar tashmë një goditje në tru, raporton “DailyMail”.
Pjesëmarrësit që flinin më shumë se nëntë orë në natë kishin dyfish rrezik më të lartë për të pësuar goditje në tru në krahasim me ata që kishin shtatë orë standarde.
Rezultatet treguan gjithashtu se njerëzit që flinin më pak se pesë orë në natë kishin tre herë më shumë gjasa të pësonin një goditje në tru. Studimi ishte vëzhgues, që do të thotë se nuk mund të provonte nëse gjumi i tepërt ose i pakët po bënte më të mundshme goditjen në tru.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se të gjithë duhet të kenë një minimum prej shtatë orësh gjumë çdo natë.
Por të dhënat tregojnë se një e treta e amerikanëve nuk arrijnë të marrin as kaq shumë gjumë – ndërsa rreth një në 20 flenë për më shumë se nëntë orë.
Gjumi për një kohë të gjatë tashmë është lidhur me probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe obezitetin.
Fraksion.com