Si do të jetë moti sot e martë, 25 prill 2023
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe për ditën e martë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e jugut reshjet kryesisht me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e vona të mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1 – 7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era me shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Fraksion.com