“Pagat në rritje”, Rama apel për të gjithë të rinjtë: Bëhuni pjesë e ushtrisë, mundësi për veten dhe Atdheun!
Kryeministri Edi Rama iu bën ftesë të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Rama ndalet edhe në rritjen e pagave që ka paralajmëruar, duke thënë se deri në vitin 2024 do të ketë një tjetër rritje page të konsiderueshme për ushtarakët e Forcave të Armatosura.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se paga e ushtarëve të Forcave të Armatosura është rritur me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit. Ndërkohë, sipas rritjes së pagave që Rama ka premtuar në harkun kohor të një viti, shkruan se pagat e tyre do të rriten me rreth 22% në vitin 2024.
“Një ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sot. Pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, shkruan Rama.
Ndërkohë, në videon e publikuar nga Rama, kolonel Idrizi u bën thirrje të rinjve që të mos e braktisin Shqipërinë dhe të bëjën pjesë e FA.
“Ti bashkohesh FA është një thirrje e sensit personal të detyrës ndaj vendit. Është pjesë e pandashme e çdo ushtaraku shqiptar, të cilët janë gati të japin jetën për Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo moment. Rritja e pagave që nisi kryeministri Rama shpresoj ti bindë më shumë të rinj e të reja që të qëndrojnë në Shqipëri dhe puna në rangun ushtarak është vendim i duhet në këtë kohë pasigurie që jetojmë sot. Shqipërisë i duhen më shumë ushtarak të mirë për të mbrojtur vendin”, thotë Kolonel Idrizi.
Fraksion.com