Megi Pojani për ish-banorët e “BBV”: Jam habitur! Tjetër gjë thonë në studio, e tjetër gjë në kafe
Megi Pojani, e ftuar sot në “Wake Up”, ka shprehur mendimin e saj për disa nga banorët dhe ish-banorët e “Big Brother VIP 2”.
Ajo moderon “Fan Club” çdo të diel, ku pret banorët që dalin nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E pyetur se kush i ka lënë më shumë përshtypje në intervistat që ka bërë me ta, Megi refuzon të japë emra, por shprehet se ka ndodhur që disa nga banorët, thonë gjëra të tjera në studio dhe gjëra të tjera në kafe.
Blendi Salaj: Ti ke pritur kur dalin nga shtëpia të gjithë këta personazhe. Ti je e para që i pret në “Fun Club”, të dielën. Kush të ka lënë më shumë përshtypje nga këto intervista që ke bërë me këta të dalët nga shtëpia?
Megi Pojani: Nuk vlen për të përmendur emra specifik, por po, ka patur raste që tjetër gjë dëgjoj në studio dhe tjetër gjë dëgjoj tek kafja pas programit. Ka patur shumë raste të tilla.
Blendi Salaj: S’janë gjithmonë të vërtetë do të thotë?
Megi Pojani: Po mesa duket, edhe unë kështu u habita.
Ndërsa përsa i përket Deas e cila është shoqja e Megit, ku kanë luajtur bashkë dhe në një serial, ajo shprehet se në fillim ishte skeptike me hyrjen e saj sepse mendonte që është shumë e qetë për atë program. Por tani Dea i pëlqen shumë se si është shfaqur brenda shtëpisë së Big Brother.
Fraksion.com