“Më dhembse janë talluar…”, Olta Gixhari shpërthen në lot në “Wake Up” për Amos Zaharia
E ftuar në “Wake Up”, Olta Gixhari ka folur për marrëdhënien që ka pasur me Amosin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ajo tregon se fakti që u lidh aq shumë me Amosin brenda “Big Brother”, ishte se vetëm Amosin njihte dhe e kishte miq nga jashtë. Olta mes lotëve tregoi se i ka dhembur shumë fakti që publiku ishte tallur me të, kur qau për largimin e Amosit. Sipas saj, kjo gjë e ka lënduar më shumë sesa fakti që njerëzit e urrenin apo bullizonin gjatë qëndrimit në shtëpi.
Olta Gixhari: I vetmi njeri që unë e ndjeja si vëllaçko, si një pjesë timen shumë të rëndësishme nga jashtë, por që ishte brenda, që ishte Amosi. Dhe kur unë qava në atë formë dhe kur pashë tani që dola që ishin tallur shumë me lotët e mi aty brenda, ai ishte momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur aq shumë keq kur kam parë sesa më urrenin dhe sa më kanë bullizuar në një formë, apo sa më janë drejtuar me një gjuhë urrejtje. Ua u preka tani! Jam prekur shumë. Unë jam shumë e ndjeshme dhe qaj shumë kollaj, por aty është shumë e vështirë të qash.
Është momenti kur Amosi doli nga shtëpia dhe unë kam qarë, mbase në mënyrë pak teatrale, por unë jam rritur me teatrin. Përpara se njerëzit të hedhin një mendim mbi ty, ata duhet të bëjnë një analizë se kush jam unë dhe nga vij unë. Unë jam një njeri që jam rritur në teatër që në klasën e 5-të që jam marrë me balet dhe teatër. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por më besoni që janë po aq të vërteta sa jeta ime reale. Jeta ime në skenë është po aq reale dhe po aq e vërtetë sa jeta ime që jetoj çdo ditë në shtëpinë time, me pizhamet e mia me kuadratet e mia të kuqe që nuk i heq dhe me rrathët e syve çdo mëngjes, është po aq reale.
Nuk më ka dhembur që kanë dyshuar, më ka dhembur që janë tallur. Isha po unë i njëjti personazh brenda shtëpisë që thoshin pse nuk qan kjo dhe do të nxjerrë vetëm anën e saj të të fortë si një grua e fortë që nuk lëshon lot kollaj etj, etj dhe në momentin e parë që unë e bëj pas 1 muaji që ishte dhe një formë shkarkimi sepse duhet të bësh një analizë, kur e bëra, si e bëra, kush më iku, nga vij unë që ti të arrish të kuptosh shpërthimin tim. Unë nuk kisha qarë asnjë ditë deri në atë ditë.
Neada Muçaj: Këtu u bazuan, tek fakti që nuk qave për videon e djalit tënd.
Olta Gixhari: Qava të nesërmen dhe qava 6 ditë resht.
Fraksion.com