“Kavaja në pikën më kritike”, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Kryebashkiaku aktual i ka shërbyer interesave personale
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja në një intervistë për “Panorama TV” është shprehur i bindur në fitoren e tij më 14 maj.
Sipas tij, në këto katër vite bashkia e Kavajës e drejtuar nga socialistët është keqmenaxhuar dhe ka një papërgjegjshmëri totale nga ana e kryetarit aktual.
Ai thekson se situata ku sot ndodhet bashkia e Kavajës është për shkak se kryetari është i emëruar dhe jo i zgjedhur nga qytetarët.
“Në këto 4 vite ka ndodhur një përgjumje totale, një interes personal i kryetarit aktual të bashkisë. Kavaja ka një resurs të mrekullueshmen, ka njerëz që e duan vendin e tyre. Pra një vend me ka shumë burime dhe ne pas 4 vitesh e çojmë bashkinë në faliment”, tha ndër të tjera Qosja.
A do mundet Kavaja të jetë bastion i djathte siç ka qenë?
Fisnik Qosja: Kavaja sot është në pikën e vet më kritike. Kavaja sot lëngon nga keqqeverisja, nga mosmenaxhimi i të ardhurave. Prej 4 vitesh kemi një papërgjegjshmëri totale.
Kryetari i bashkisë së Kavajës nuk është i zgjedhur aty, por është i emëruar. Ai nuk e ka ndjesinë e njerëzve kur të mbështesin dhe kur të kanë në krah. Ai nuk e ka provuar këtë ndjesi dhe nuk do ta provojë kurrë. Më 14 maj atij i mbaron kjo ndjesi dhe nuk ka si ta provojë.
Ju jeni të bindur që Kavaja do të fitojë?
Fisnik Qosja: Janë qytetarët që janë të bindur për këtë ndryshim që do të ndodhë. Unë çdo ditë jam me qytetarët.
Në këto 4 vite ka ndodhur një përgjumje totale, një interes personal i kryetarit aktual të bashkisë. Kavaja ka një resurs të mrekullueshmen, ka njerëz që e duan vendin e tyre. Pra një vend me ka shumë burime dhe ne pas 4 vitesh e çojmë bashkinë në faliment.
Ku ka çaluar puna e kryetarit aktual?
Fisnik Qosja: Puna e këtij kandidati ka çaluar në të gjitha drejtimet. Ky nuk ka ndjeshmëri për qytetin e Kavajës. Kur një punë e bën për interesa nuk ke si t’i shërbesh qytetarëve. Kavaja ka një menaxhim të keq të taksave të qytetarëve të Kavajës. Fondet ikin për xhepat e kryetarit.
Fraksion.com