Life StyleTë fundit

Jori: Nuk e kuptoj pse kam ngrënë aq shumë dru kur isha e vogël!

Gjatë një bisede me banorët e tjerë të Big Brother VIP, Jori ka rrëfyer episode nga fëmijëria e saj. Ndonëse duke qeshur Jori tregon se, kur ka qenë e vogël e kanë rrahur prindërit, edhe pse ajo ishte fëmijë i urtë dhe gjithmonë merrte nota të mira në shkollë.

“Tani unë qesh, por kur isha e vogël më rrihnin mua. Po, sinqerisht nuk e kuptoj se pse kam ngrënë aq dru kur isha e vogël. Se unë isha dhe shumë e mirë në shkollë, merrja nota shumë të mira, isha me të gjitha 10.”, tha Jori.

 

Fraksion.com