Life StyleTë fundit

Detaje të reja nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Këtë verë (në qershor) kemi dasmë prej Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt. Teksa ky lajm u bë me dije disa ditë më parë, së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga ceremonia madhështore që do të kurorëzojë dashurinë e tyre.

“Panorama Plus” raporton se dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë. I njëjti burim bën me dije se celebrimi është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menuja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të shkojë nga Shqipëria.

Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin për të realizuar gjithçka deri në perfeksion.

Thuhet gjithashtu se Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi. Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.

Lidhja e Arbanës dhe Eduartit u zbulua nga publiku në shkurt të vitit 2019. Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit. Në vitin 2022, erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi. Arbana është gjithashtu nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero.

 

Fraksion.com