AktualitetPolitikëTë fundit

Belind Këlliçi i nxjerr gishtin e mesit korrupsionit: Anëtari i KQZ-së komenton posterin

Anëtari i KQZ-së, Dritan Çaka komentoi në një intervistë për Euronews Albania, posterin e Belind Këlliçit për fushatën.

Sipas tij, dy gishtat e mesit lart, një gjest ky ofendues, janë të cilësuara në shumë vende të botës si antireklama ose reklama negative.

“Nëse do të kujtojmë, edhe në fushatën e fundit presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pasur debate të tilla ku kandidatë të caktuar kanë akuzuar kundërshtarët sepse po bënin antireklama duke u marrë me veprime apo sjellje të tyre, kështu që kuptohet që mirë është që të mos kemi veprime të cilat janë denigruese,” – u shpreh Çaka.

Sipas tij, dikur lufta e posterave ka qenë më e egër, ndërsa këtë vit përmbajtja e tyre është më e ashpër.

Kujtojmë  se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka shprehur vendosmërinë që nëse zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës do të luftojë korrupsionin dhe të ardhurat të cilat do të mblidhen do i investojë për shërbimet publike për qytatrët.

Në një nga banerat e kësaj fushate Këlliçi ka vendosur që t’i tregojë gishtin e mesit korrupsionit dhe duke i transmetuar një mesazh të gjithë atyre që abuzojnë me taksat e qytetarëve.

“Kam një mesazh për këdo që abuzon me taksat e qytetarëve të Tiranës!”, shkruan Këlliçi.

Këlliçi më herët është shprehur se lufta ndaj korrupsionit në bashkinë e Tiranës, do të rrisë të ardhurat që do të mblidhen nga taksat dhe tarifat vendore me rreth 60 milionë Euro më shumë se sa aktualisht. Të gjitha këto para, sipas Belind Këlliçit do të investohen për shërbime publike për qytetarët.

 

 

Fraksion.com