AktualitetPolitikëTë fundit

“Këtu do ishin akoma derrat, dosat dhe buallicat”, Rama-demokratëve të Durrësit: Në fletën e votimit keni Ilir “floririn”

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Berisha e Meta janë “zorra qorre” në trupin e Shqipërisë që duan ta kthejnë vendin prapa.

Nga Durrësi, Rama tha se kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për këtë bashki, Igli Cara ka zgjedhur të vendosë në dispozicion të “zorrës qorre” fytyrën, emrin, traditën e familjes së vet.

“Kemi një ‘zorrë qorre’ me dy koka në trupin e Shqipërisë. Durrësi ka demokratë, e ka pasur traditë pozicionimin në anën e lëvizjes demokratike. Demokratëve të Durrësit që janë qytetarë, nuk janë fanatikë që shkatërrojnë, sherrosen, por kanë bindjet e veta të forta u them: ‘si do të shkoni në votim dhe në fletën e votimit keni Ilir ‘floririn’? Nuk e kuptoj fare se si mund të votosh Like ‘floririn’ në fletën e votimit. Për çfarë ta votosh? Që bashkia e Durrësit të kthehet nga një bashki që është aty në punë me mbështetjen e përditshme të qeverisë dhe timen si deputet i Durrësit në një bashki që kthehet pas”, tha Rama.

Rama u bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të votojnë, pasi sipas tij, “vota nuk është kot”.

“Po të mos ishte vota këtu do ishin akoma derrat, dosat dhe buallicat që hanin mes plehrave dhe ajo pamje ferri. Po mos të ishte vota këtu nuk do ishim duke mbjellë pemë, por do ishim duke bërtitur e duke ndotur akustikisht mjedisin me atë politikën e sherrit dhe të konfliktit. Sa shumë gjëra të tjera nuk do ishin kështu si janë. Po të mos ja vlente vota atëherë nuk do kishte ndryshim. Ndryshimi vjen nga vota që përcakton se kë marrim në punë për interesat e përbashkëta”, tha ai.

Kryeministri theksoi se edhe të duash të bashkëpunosh me opozitën është e pamundur.

“Nuk dinë dhe nuk duan. Durrsakët nuk duhet të shohin majtas e djathtas. Këto janë zgjedhje për të bërë më shumë punë për qytetin, fshatin e për ta çuar bashkinë më lart. Kjo nuk është zgjedhje a je me PS-në apo me ‘zorrën qorre’, por a je me të ardhmen apo me të shkuarën”, tha ai.

 

Fraksion.com