AktualitetTë fundit

Digjet gjatë natës makina në Korçë, dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Mjeti tip “Volkswagen” në pronësi të 30-vjeçarit M. A., u përfshi nga flakët teksa ishte parkuar rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”.

Siç njofton policia, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike pasi nuk janë konstatuar lëvizje të dyshimta të ndonjë personi pranë mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

 

Fraksion.com