Manja: Vrasja në Shëngjin, autoritetet të zbardhin ngjarjen!
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Shëngjin, për vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj. Manja bëri thirrje që organet e drejtësisë të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të arrestojnë autorët.
Një ditë më parë për këtë ngjarje ish- kryeministri Sali Berisha tha se ndodhi për shkaqe politike, por Manja u përgjigj duke thënë se ndjen neveri se si ky njeri e përdor një ngjarje të tillë për politikë.
“Shpreh ngushëllimet për familjarët dhe solidaritetin tim për këtë ngjarje. Jemi shqiptarë më pas jemi kundërshtarë politikë. Në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë të zbardhjes sa më parë të ngjarjes dhe vënies së autorëve para drejtësisë.
Kam neveri dhe përçmim. Janë të njëjtët njerëz që nxisin e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-s, ndjej vetëm neveri, por është momenti të ftoj organet ligj zbatuese që të zbardhin ngjarjen”, tha Manja.
Fraksion.com