AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk blihen hasjanët për ‘ilaç’ rrobash”, deklarata e Majkos: ‘Profesionistët’ e blerjes së votës e dinë se…

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh drejtues politik në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko reagoi sot pas lajmeve për shitblerje votash në Has, ndërsa shtoi se “nuk blihen hasjanët me ‘ilaç’ rrobash”.

“Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatëpjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor”, u shpreh Majko në një reagim në rrjetet sociale.

Majko tha se “nëse lajmi që në një natë të shenjtë po ‘blihen’ vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet haram”.

“‘Profesionistët’ e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës! Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blihet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për ‘ilaç’ rrobash! Megjithatë, çdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë! Vetëm përpara!”, shkruan Majko në një reagim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com