“Mos ua qaj hallin studentëve të Arteve”, Josif Gjipali i përgjigjet Ermonela Jahos: Ata dinë të këndojnë, unë s’kam nevojë për masterclass
Tenori Josif Gjipali ka reaguar pas ‘zhurmës’ që krijoi sopranoja e njohur Ermonela Jaho, e cila mbajti në Teatrin e Operas një masterclass për artistët e kantos, por Jaho u zhgënjye pasi në të nuk morën pjesë studentë nga Universiteti.
Por, mungesën e të rinjve nuk e sheh me të njëjtin sy këtë situatë. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Gjipali shkruan se studentët e Universitetit të Arteve janë të zotët të këndojnë e mos t’ua qajë njeri hallin. Këtë mungesë, Gjipali e ironizon duke thënë se nuk ka nevojë të shkoj në asnjë masterclass pasi ka marrë leksione prej mjeshtërve botërorë.
“Unë jam pjesë e stafit të pedagogëve të kantos në Universitetin e Arteve. Unë nuk kam nevojë të shkoj në asnjë master class pasi Attilen ma ka mësuar Riccardo Muti , Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta. I due Foscari sapo ma mësoi në Genova Renato Palumbo. Nuk besoj se ndonjë nga koleget e mi pa ju hequr asnjë vlerë si interpretues mund të mi mësojë më mire. Uroj hienat që nxitojnë të komentojnë në ndonjë deklaratë që shpresoj të ketë qenë e nxituar në inat e sipër të jetë më e kursyer.
Studentët e Universitetit të Arteve kanë qenë të zotët të këndojnë, të mos ua qaj njeri hallin. Dy prej tyre sapo fituan në Spoleto, ku isha si anëtar jurie mes sa e sa konkurrentëve të drejtën e bursës. Jetë të lumtur e pa mllefe ju uroj të gjithëve”, shkruan Gjipali.
Sopranoja e njohur Ermonela Jaho mbajti në Teatrin e Operas masterclass për artistët e kantos. Me sallat plot të huaj në shtetet e mëdha, Jaho ndjeu keqardhje që studentët e Arteve nuk u bënë pjesë e kësaj eksperience. Ajo premtoi rikthimin në tetor me Akademinë Teatrale dhe një performancë së bashku me të rinjtë.
Teatrin nuk do të na e bëjnë të huajt, nuk do ta bëj askush tjetër përveç nesh”, u shpreh Ermonela Jaho këtë të hënë nga Teatri i Operas.
Fraksion.com