Mes kërcënimeve nga Rusia, Finlanda nis ndërtimin e gardhit kufitar
Anëtarja më e re e NATO-s, Finlanda, ka nisur ndërtimin e një gardhi që përfundimisht do të shtrihet rreth 200 kilometra përgjatë kufirit midis Finlandës dhe Rusisë.
Helsinki thotë se struktura synon të ndalojë migrimin e mundshëm “të armatosur”.
Kjo ishte pamja pranë pikës kufitare të Finlandës, Pelkola, me Rusinë më 14 prill, ndërsa ekskavatorët po punonin për përgatitjen e një brezi të kufirit për një gardh të ri kufitar. Shenjimi me të gjelbër dhe të kuqe që shënon territorin rus, mund të shihet në anën e majtë të kësaj fotoje.
2. Një imazh i krijuar në mënyrë kompjuterike tregon se si parashikohet të duket gardhi tri metra i lartë.
Përveç rrjetës dhe gardhit me tela gjemborë, barriera do të përfshijë “një rrugë ngjitur, një hapje të shpyllëzuar, si dhe një sistem mbikëqyrjeje teknike”, sipas një njoftimi për shtyp nga Roja Kufitare Finlandeze.
3. Një pamje e kufirit rus e parë nga një vend i paspecifikuar në Finlandë.
Helsinki thotë se barriera e re do të projektohet kryesisht për të ndaluar imigracionin e paligjshëm. Në verën e vitit 2021, fenomeni i “migrantëve të armatosur” doli në pah pasi udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, u zotua të vërshonte Evropën me “drogë dhe migrantë” në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura. Dhjetëra mijëra emigrantë kryesisht nga Lindja e Mesme u shfaqën më pas në kufirin perëndimor të Bjellorusisë duke u përpjekur të hynin në territorin e BE-së.
4. Roja kufitare finlandeze, kolonel Mika Rytkoenen pranë kufirit rus më 14 prill.
Roja kufitare e Finlandës e përshkruan ndërtimin e gardhit, i parashikuar të kushtojë rreth 417 milionë dollarë, si “të nevojshëm në situatat kur hyrja e paligjshme është e instrumentalizuar ose e gjerë”, duke shtuar se “gardhi pengues do të zvogëlojë gjithashtu varësinë e Finlandës nga efikasiteti i kontrollit kufitar rus”.
5. Tabelat sinjalizuese në vendkalimin kufitar Pelkola në Rusi.
Jari Tolppanen, gjeneral brigade i Gardës Kufitare, i tha Reutersit se në vitin 2022 vetëm 30 kalime të paligjshme u vunë re nga rojet kufitare finlandeze, ndërsa rreth 800 përpjekje ishin dështuar nga ana e palës ruse para se emigrantët të arrinin në territorin finlandez.
6. Shenjat kufitare finlandeze (majtas) dhe ruse të fotografuara pranë Imatrës në juglindje të Finlandës.
7. Kufiri finlandez-rus afër Imatrës, siç shihet në mars të vitit 2023.
8. Rojet kufitare duke patrulluar me makina dëbore në rajonin Kuusamo, së bashku me Rusinë, në shkurt të vitit 2023.
9. Një ari shikon dy ujqër që qarkullojnë në një djerrinë pranë Hukkajarvit, pranë kufirit rus në maj 2022.
10. Një ekskavator duke punuar së bashku me rojet kufitare finlandeze pranë kufirit Pelkola më 14 prill.
