Mbajti peng dhe dhunoi barbarisht partneren, prokuroria kërkon burg për 31-vjeçarin
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje për Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Shetën, 41 vjeç, të akuzuar se nuk kallëzuan krimin dhe fshehën provat; Bledi Kateshin, 27 vjeç dhe Erlind Kateshin, 42 vjeç, që akuzohen se larguan Gushollin nga vendi i ngjarjes.
E reja, e cila ka lindur në Gjermani ka rrëfyer dje për News24 gjithë historinë e njohjes me 31-vjeçarin. “Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi”.
28-vjeçarja la Gjermaninë dhe erdhi në Tiranë dhe u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht prej tij.
“Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë. Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare. Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh”, tha vajza.
“Intervista është marrë me shumë vështirësi për shkak të gjendjes së saj të rëndë. Vajza është shoqëruar nga daja dhe babai i saj, i cili ishte tejet i terrorizuar dhe ka kërkuar drejtësi. Vajza ishte e traumatizuar dhe dridhej e tëra duke apeluar për drejtësi. Ai e ka prerë me thikë në çdo pjesë e trupit dhe shenjat ishin të dukshmë në pjesët e këmbëve. Ajo tha se plagët fizike do t’i shërohen, por trauma dhe plaga psikologjike jo. Vajza tregoi deklaroi se sapo të ketë mundësi të udhëtojë, do të largohet nga Gjermania, por lutja e saj është për autoritetet shqiptare që të vendosin drejtësi”, raportoi më tej gazetarja Klodiana Lala.
Ndërkohë që goditja e tyre ndaj saj, përveç dhunës ka qenë mohimi që njerëzit e 31-vjeçarit i kanë bërë para bluzave të bardha. “Kushërira e Gleardit më ka ndihmuar të dilja nga shtëpia. Kunata na pa tek ashensori dhe më tha ‘çfarë të ka bërë vëllai im kështu’. Por kur zbritëm tek ambulanca ajo dhe kushërira e tij thanë që nuk e njohim, e gjetëm në rrugë dhe në spital kam ardhur me ambulancë”, ka rrëfyer më tej vajza.
Fraksion.com