Itali: Humb jetën 20-vjeçari shqiptar. Makina përplaset me kamionin
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 15:30, në Rovato, Itali. Një përplasje e jashtëzakonshme, mes një “Ford Focus” dhe një kamioni që po ecte në drejtim të kundërt të udhëtimit, që nuk i la rrugëdalje shoferit të makinës, i cili pas përplasjes goditi murin e betonit në anë të rrugës që kufizon nënkalimin.
Lëndimet gjatë përplasjes ishin shumë të rënda për Adenajd Hoxhën, një shqiptar as 20 vjeç, tashmë i pajetë i nxjerrë nga makina e shkatërruar.
Në vendngjarje policia rrugore, zjarrfikësit dhe 118 punonjësit e shëndetësisë, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç konstatimit të vdekjes së shoferit.
Fraksion.com