AktualitetPolitikëSportTë fundit

Evis Kushi: Në 2022 morëm 44 medalje, ligji për sportin si në BE

“Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri” është tema  e Konferences Kombëtare e Sportit të mbajtur në ditën e sotme.  Fjalën e parë në këtë konferencë e mbajti Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Në fjalën e saj ministrja përmendi disa nga arritjet historike të vendit tonë në botën e sportit dhe punën e bërë në kuadrin ligjor.

“Këtë konferencë do ta përshëndeste edhe kryeministri Edi Rama që për arsye shëndetësore nuk është këtu me ne. Qëllimi i kësaj konferencë është të bëjë bashkë për të diskutuar të gjithë aktorët që kanë çuar drejt suksesit sportin në Shqipëri. Gjithashtu si ta përmirësojmë atë, ta integrojmë e ta vendosim në funksion të ekonomisë, turizmit dhe të gjithë sektorëve të shoqërisë, madje për më shumë paqe dhe harmoni në shoqëri. Vendosëm që ta zhvillojmë një konferencë për sportin në përmasa të tilla sepse është një moment vrulli për sportin shqiptar”, tha fillimisht Kushi.

Më pas ministrja u ndal edhe te kuadri ligjor i sportit, që sipas saj është bërë si në vendet e Bashkimit Europian. Kushi thekson se sporti shqiptar në 2022 siguroi 44 medalje për sportistët e rinj.

“Kemi një ligj të ri për sportin të përafruar me legjistlacionin e Bashkimit Europian. Kemi një vendim të Këshillit të Ministrave që i shpërblen me dinjitet sportistët tanë dhe trajnerët. Kemi më shumë investime në infrastrukturën sportive. Kemi një rritje të buxhetit të sportit nga viti në vit. Ndërkohë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka filluar një fazë të re të lëvizjez Olimpike. Të gjitha këto kanë sjellë në rezultate të mira nga sportistët tanë që kohët e fundit na kanë dhuruar kaq shumë krenari dhe na kanë ngritur imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Veçanërisht viti 2022 që na solli 44 medaljë për sportist të rinj dhe të rritur”, tha Evis Kushi

 

Fraksion.com