“Është emocional”, Luizi dhe Kiara bisedojnë për Bledin
Pasi bisedoi me Bledin, Luizi mori Kiarën më vete dhe i tregoi asaj se çfarë foli me Bledin. Ai tha se ndihet shumë keq kur e sheh të mërzitur dhe se nuk do t’i vinte aspak mirë nëse ai del nga shtëpia.
Luizi u shpreh se Bledi, pavarësisht se shfaqet si i “fortë”, në fakt është emocional dhe preket shpejt dhe se nuk e përballon dot presionin që ka burgu.
Ai tha se e ka provuar vetë izolimin në burg dhe nuk është aspak e lehtë të qëndrosh aty. Kiara nga ana tjetër, po ashtu tha se Bledi është emocional, ndërsa shtoi se ai nuk u bashkua fare me banorët për tu argëtuar, por shkoi të shtrihej.
Ndërsa Luizi, i tha Kiarën se Qetsori i kishte thënë të mos merret fare me Bledin. Sipas Luizit, ai e thotë atë gjë, pasi e dëshiron vetë vendin në finale, por në fakt Qetsori po mban misionin sekret.
Ai, Bledi, Kristi dhe Deamishel kanë një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh që të bindin banorët që në burg ndodhi një debat, Bledi u mërzit dhe se do dalë nga shtëpia gjatë spektaklit.
Fraksion.com