AktualitetBota+Të funditTeknologji

Elon Musk bën deklaratën tronditëse: Inteligjenca Artificiale do shkatërrojë qytetërimin!

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka tronditur me deklaratën e fundit.

Edhe pse është një ndër personat më të përfshirë në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, Elon Musk sërish ka ngritur alarmin për ndikimin e kësaj teknologjie në botën tonë.

Në një intervistë, Musk ka deklaruar se inteligjenca artificiale mund të çojë në shkatërrimin e qytetërimit.

“Inteligjenca artificiale është më e rrezikshme sesa, të themi, dizenjimi i keqmenaxhuar i avionëve ose prodhimi i keq i makinave, në kuptimin që ajo ka potencialin e shtatërrimit të qytetërimit”, tha Musk.

Musk ka paralajmëruar vazhdimisht kohët e fundit për rreziqet e Inteligjencës Artficiale, teksa është vënë re një rritje e produkteve që përdorin këtë teknologji.

Musk muajin e kaluar gjithashtu iu bashkua një grupi liderësh të tjerë të teknologjisë në nënshkrimin e një letre të hapur, duke bërë thirrje për një pauzë 6-mujore në garën “jashtë kontrollit” për zhvillimin e kësaj teknologjie.

Musk tha se ai mbështet ndërhyrjen e qeverisë në këtë fushë, edhe pse “nuk është kënaqësi të jesh i rregulluar”.

“Një agjenci rregullatore duhet të fillojë me një grup që fillimisht kërkon njohuri për inteligjencën artificiale, më pas kërkon mendim nga industria dhe më pas ka propozuar bërjen e rregullave,” tha Musk.

Edhe pse prej kohësh po shfaqet kundër kësaj teknologjie, Musk ka qenë pjesë e garës më të gjerë të armëve të zhvilluara me anë të inteligjencës artificiale përmes investimeve në perandorinë e tij të madhe të kompanive.

Tesla, për shembull, mbështetet aq shumë në inteligjencën artificiale saqë organizon një event të veçantë për të reklamuar arritjet në këtë fushë. Musk ishte një anëtar themelues i “OpenAI”, kompania që qëndron pas produkteve si “ChatGPT”.

Dhe në Twitter, Musk tha në një postim muajin e kaluar se ai ka në plan të “përdorë inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe nxjerrë në pah manipulimin e opinionit publik në këtë platformë.”

Fraksion.com