Life StyleTë fundit

Tha se se prej një viti nuk takon vajzën, Rudina Dembacaj i përgjigjet ish-bashkëshortit

Pas deklaratës së ish- bashkëshortit, Rudina Dembacaj ka deklaruar se nuk është aspak e vërtetë që Aleksandër Varfaj nuk e ka parë vajzën e tyre prej 1 viti.

Sipas saj, një gjë e tillë është bërë nga Varfaj vetëm për vëmendje.

E pyetur nga gazetarët, aktorja e njohur u përgjigj se kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj.

“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, i tha ajo gazetarit.
Ky reagim vjen pasi Varfaj tha se nuk ka kontakt me vajzën e tj, Viktorian që prej një viti.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,” shkruante ai krah një fotoje me të voglën.

Ish bashkëshorti tha se prej një viti nuk takon vajzën, reagon

 

Fraksion.com