Çfarë i thanë shoqet për të? Jonida Vokshi flet për njohjen me Besnikun
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë ndër çiftet e njohur që dashurinë e tyre nuk hezitojnë ta ndajnë me publikun. Së fundmi, Jonida ka treguar disa copëza nga jeta e saj në ‘instastory’ e pjesë e tyre ishte dhe njohja me Besnikun. Ajo u pyet nga ndjekësit se çfarë i thanë shoqet per partnerin e reagimi i Jonidës ishte epik.
Ajo tregon se në fillim nuk pyeste njeri për Besnikun, pasi ia kishte marrë zemrën.
“Më thanë bëj kujdes, ështe shumë i bukur per ty. Po ku kishte njeri qe te me shante Besnikun mua, ai me kishte marre syte, zemren, mendimet, i grrrrijaaaaa te githë. Ndërsa tani, kur une e shaj edhe familja ime mbron Besnikun”
Fraksion.com