Life StyleTë fundit

6 gjëra që e bëjnë lidhjen të zgjasë përgjithmonë!

Marrëdhëniet në çift janë plot sfida, por ka detaje të vogla që mund ta bëjnë dashurinë të zgjasë përgjithmonë. Pra, nuk do të ishte gjë e keqe t’i përfshini këto sjellje në rutinën tuaj për të dalë nga zona e rrezikut që marrëdhëniet kanë pas një periudhe kohe.

Puthja e mëngjesit dhe puthja e natës së mirë

Mos lejoni që butësia dhe intimiteti të zhduket me kalimin e viteve. Këto puthje janë një mënyrë për të thënë se falënderoni njëri-tjetrin për këtë ditë së bashku dhe se e keni personin për të cilin ëndërroni pranë vetes. Nëse shtoni një përqafim, përvoja do të jetë më e mirë.

Një moment vetëm për ju të dy përpara se të mbarojë dita

Gjithmonë ka aktivitete në pritje, profesione, kohë që nuk përputhen, fëmijë e kafshë shtëpiake, por ju duhet patjetër të gjeni kohë për veten tuaj për t’u siguruar që ndjeheni individualisht por edhe në çift mirë. Të flasësh dhe të dëgjosh me të gjitha shqisa e tua është gjëja më e mirë që mund të bëni për marrëdhënien tuaj dhe vetëvlerësimin e ndjërsjellë.

Mos fantazo skenare negative

Shumë herë ne mendojmë se po vjen më e keqja, se ka një problem që nuk mund të zgjidhet, se tjetri nuk do të ndryshojë, por para se të imagjinohet skenari më i keq, është mirë të marrësh kohë për të folur, ta shprehësh atë që ndjen dhe të gjesh shkaqet e problemit.

Bëni gjëra bashkë

Pjesëmarrja në një festë, në një udhëtim, një gjë që e konsideroni të veçantë për ju si çift do ju bëjë të lumtur dhe do ja vlejë si nismë.

Mos gënjeni kurrë

Kjo është një nga ato pikat që nuk janë të lehta, por nuk do të jetë kurrë e këndshme të gënjesh në çift, pavarësisht nëse besojmë se është gjëja më e mirë, ndershmëria është çelësi në një marrëdhënie, gënjeshtrat e vrasin dashurinë.

Kërkoni dialog

Rrallëherë na pëlqen të pranojmë se kemi gabuar ose se tjetri ka të drejtë, por duhet të kuptojmë që partneri ynë nuk do të përpiqet të na lëndojë, të paktën jo nëse ai me të vërtetë na do, prandaj mos hezitoni të hidhni hapin e parë e të kërkoni dialog.

 

Fraksion.com