Zelensky u premton ukrainasve ‘dritën e drejtësisë’ në mesazhin e Pashkëve Ortodokse
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka inkurajuar bashkatdhetarët e tij që të vazhdojnë të besojnë në fitoren ndaj Rusisë, në një videomesazh me rastin e Pashkëve Ortodokse.
“Lufta nuk mund të na fshijë ne, vlerat, traditat dhe festat tona”, tha Zelensky.
“Sot, ne festojmë ringjalljen e Krishtit. Simboli kryesor është fitorja, fitorja e së mirës, fitorja e së vërtetës, fitorja e jetës. Ne festojmë Pashkët me një besim të palëkundur në pakthyeshmërinë e këtyre fitoreve”, tha ai.
“Ne lutemi që Ukraina të fitojë. Ne tashmë, kemi bërë një rrugë të gjatë. Ndoshta mali më i vështirë është ende përpara nesh. Ne do ta kapërcejmë atë. Dhe së bashku do të takojmë agimin tonë”, shtoi Zelensky.
“Dielli do të shkëlqejë në jug, dielli do të shkëlqejë në lindje, dielli do të shkëlqejë në Krime’. Dielli i ndezur në një qiell blu paqësor do të jetë drita e drejtësisë”, tha Zelensky duke iu referuar zonave të pushtuara nga Rusia.
Fraksion.com