AktualitetNATO/BETë fundit

Zelenski bën thirrje për anëtarësim të shpejtë në NATO

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bën thirrje për anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në NATO.

Përpara zhvillimit të samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik në Lituani, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Ukraina ka nevojë për garanci efektive për sigurinë.

Në fjalimin e tij lideri ukrainas ritheksoi gjithashtu dëshirën e Kievit për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski takim me ushtare ne Kiev
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski takim me ushtare ne KievFotografi: Andrew Matthews/PA Wire/empics/picture alliance

“Garanci efektive për sigurinë e Ukrainës (…) janë të nevojshme edhe para se të bashkohemi me aleancën e NATO-s”, tha Zelenski pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zelenski dëshiron pranim të përshpejtuar në NATO

Ukraina ka kërkuar prej vitesh t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s, por në shkurt, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës së NATO-s, duke shtuar në të njëjtën kohë, se kjo do të ndodhë në një perspektivë afatgjatë.

Këmbim robërish mes Rusisë dhe Ukrainës
Këmbim robërish mes Rusisë dhe UkrainësFotografi: Coordination Headquarters for the Treatment of Prisoners of War/Handout/REUTERS

Një nga parakushtet për anëtarësimin në NATO është që vendi kandidat të mos jetë i përfshirë në konflikte ndërkombëtare dhe të mos ketë mosmarrëveshje kufitare.

Ky kusht përbën një sfidë për Ukrainën, sepse ajo vazhdon të përballet me agresionin rus./dw

 

Fraksion.com