Pse stjuardesat mbajnë gjithmonë shall rreth qafës?
Jo për t’u dukur të bukura apo për stil, por ky aksesor ka rëndësi të madhe në rast rreziku!
“Mikpritëset në aeroplanë”, siç quhen shpesh, janë gjithmonë të veshura bukur, kanë modele flokësh të rregullta, funde elegante që theksojnë feminitetin e tyre, si dhe shamitë që mbajnë përreth qafës.
Ka rezultuar që ky aksesor nuk ka vetëm funksion estetik, por është shumë i rëndësishëm nëse ndodhin situata të rrezikshme në aeroplan, si p.sh. nëse bie zjarr.
Nëse do të jetë e nevojshme, ajo copë pëlhure shndërrohet në maskë me të cilën stjuardesat mbulojnë hundën dhe gojën në mënyrë që të mbrojnë organet e frymëmarrjes.
Me fjalë të tjera, ky detaj i modës mund t’i shpëtojë ata dhe pasagjerët.
Fraksion.com