Presideni Begaj dhe kryeministri Rama urojnë Pashkën Ortodokse
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar sot Pashkët ortodokse, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë! Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët”, shkruan presidenti Begaj në profilin e tij në rrjetin social.
Kryeministri Edi Rama, krahas kartolinës me një nga kishat më të vjetrat në vend, shkruan “Gëzuar Pashkët Ortodokse”.
Fraksion.com