Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III, arsyeja është shumë “e thjeshtë”
Pas disa javësh heshtje, Princi Harry njoftoi se do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, Charles III. Por, Meghan Markle do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara me fëmijët e saj. Vendim ky që ka trishtuar veçanërisht Mbretin.
Ndonëse Harry do të udhëtojë drejt Londrës, gruaja e tij do të qëndrojë në Los Angeles me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet. Burimet thanë se Meghan Markle e refuzoi ftesën për të festuar ditëlindjen e djalit të saj, i cili këtë 6 maj (ditën e kurorëzimit të Mbretit) do të mbushë 4 vjeç.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Markle nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe dëshiron të shmangë çdo thashethem që rrethon atë dhe familjen e saj. Kjo është arsyeja pse ajo e refuzoi ftesën për të qenë e pranishme.
“Meghan nuk dëshiron më përçarje”, vazhdoi burimi. “Ajo dëshiron që fëmijët e saj ta njohin gjyshin e tyre, Charles.”
Nga ana tjetër, Mbreti Charles III thuhet se ende nuk po e “tret” lajmin. Sipas një burimi të “The Sun”, monarku është shumë i lumtur që djali i tij do të jetë i pranishëm në ceremoni, por nuk e ka fshehur zhgënjimin për mungesën e nuses së tij. “Është e trishtueshme, ai është shumë i zhgënjyer që nuk do të jetë Meghan apo nipërit e tij, por e kupton situatën,”-shtoi burimi.
Fraksion.com