SportTë fundit

78 minuta në fushë në ndeshjen ndaj Juventusit, shikoni notën e Nedim Bajramit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, u aktivizua titullar në duelin ndaj Juventusit, ku skuadra e tij Sasuolo triumfoi me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Defrel në minutën e 64.

24-vjeçari kuqezi bëri një paraqitje të shkëlqyer ditën e sotme ndaj Juves, duke rezultuar një ndër më të mirët në fushën e lojës. Bajrami u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qendroi në fushë 78 minuta.

Mesfushori shqiptar regjistroi 3 pasime kyçe në këtë duel, si dhe e preku plot 55 herë topin, duke i dhënë freskinë dhe kreativitetin e duhur, sulmeve të Sasuolos në portën e Juventusit. Barajmi u shndërrua në një rrezik konstant për bardhezinjtë dhe ka një meritë absolute në këtë triumf të arritur.

Kjo ishte ndeshja e dhjetë në kampionat për mesfushorin 24-vjeçar, që deri tani ka arritur të shënojë 1 gol.

78 minuta në fushë në ndeshjen ndaj Juventusit, shikoni

 

Fraksion.com