“Veliaj i merr punonjësit e bashkisë me furgona”, Berisha: Pikturat e Ramës janë si shkarravina!
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit, një mediokër, dhe një artist të dështuar.
Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek fushata zgjedhore e 14 majit, duke shtuar se në ditët në vijim takimet me qytetarët pritet të jenë në organizuar në sheshe, duke mos përjashtuar edhe takimet e mbyllura.
“Nuk kam pasur kurrë dyshime se Edi Rama është një mediokër dhe një artist i dështuar, një imitues vulgar, një shkarravitës dhe asgjë me tepër. Bazuar në vlerësimin e dy ekspertëve të shquar të Venecias që pikturat e tij, i quajtën piktura të një adoleshenti të droguar. Grupi “ ishte një nga grupet më të shquara në historinë e këngës shqiptare dhe një regjisore e njohur, Iir Begeja që ishte kujdesur për të në Paris, më duket edhe kur ishte arrestuar, i bëri klipin duke futur edhe zërin e tij në atë këngë. Kështu që tek tallavaja Edi Rama është vetja e tij, vulgariteti, mediokriteti dhe ai është aty. Edi Rama është brendi i Milva Konomit, e ka thënë vetë ajo”, tha Berisha.
Pyetje: Strategjia në këtë fushatë zgjedhore, si do të jetë? Në sheshe me qytetarët apo takime të mbyllura?
Berisha: Varet sipas qyteteve. Më së shumti me ditët që vijnë ndoshta do të jenë sheshet, por edhe sallat janë si mundësi. Por ne na dikton fryma, ju jeni dëshmitarë që në shumë takime, gjysma e njerëzve, mbetet jashtë dhe detyrohesh që takimet të bëhen jashtë.
Financimi i fushatës dhe transparenca e donacioneve
Berisha: PD do të ketë bordin e vet, donacionet do të jepen sipas një rregulli ta caktuar të Bordit. Por ju them se të gjitha sallat janë dhënë falas, por vetëm një njëri rreth është i privatizuar. Të gjitha janë falas,. Kostoja materiale e fushatës së Berishës, nuk ka ndonjë kosto të përfillshme dhe nuk do të ketë. Por do të jetë e ngrohtë, do të jetë me qytetarët, këta nuk takojnë dot qytetarët, Veliaj i merr punonjësit e bashkisë me furgona dhe i çon në takime, e ka kapur frika. Ai tha e morëm Tiranën e dy orë e gjysmë ujë, harroi se ka qenë 11 vite Edi Rama. Po zhvillohet një betejë interesante, unë e shoh.
Fraksion.com